Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas marshit të mbajtur në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhën në Hagë, përcjell InLajmi.
Lekaj tha se historia nuk ndryshon dhe se UÇK-ja është vlerë sublime dhe e pa tjetërsueshme.
Ai ka kërkuar drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Velesajn, Jakup Krasniqin, dhe të gjithë të mbajturit në Hagë.
Ai gjithashtu tha se e gjithë Kosova është UÇK.
Postimi i plotë i tij:
Historia nuk ndryshon, UÇK është vlerë sublime dhe e pa tjetërsueshme.
Drejtësi dhe liri për Hashimin, Kadrin, Jakupin, Rexhën, Hysnin, Nasimin, Calin dhe Pjetrin.
E gjithë Kosova është UÇK./InLajmi/