Kryetari i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, ka marrë pjesë në marshin e organizuar nga platforma “Lira ka Emër”, më mbështetje të ish-krevrë të UCK-së që po mbahen në Hagë.
Kinolloi këtë e ka bërë vetë të ditur, duke postuar disa fotografi nga marshi që u mbajt në Prishtinë, shkruan Dukagjini.
Ndërsa, ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë falënderuar të gjithë qytetarët që në mënyrë masive i janë përgjigjur thirrjes për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.