Një ndër organizatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, i është drejtuar mijëra qytetarëve, të cilët janë mbledhur për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen dhe po mbahen në paraburgim në Hagë, raporton InLajmi.
Hoxha u tha qytetarëve “thirrja për drejtësi na bashkon të gjithëve”, duke shtuar se marshi i sotëm është në mbrojtje të luftës së pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“UÇK na bashkon të gjithëve, thirrja për drejtësi na bashkon të gjithëve”.
Për më tepër, ajo tha se kjo liri do të ishte e pamundur pa ndihmën e djemëve dhe vajzave që luftuan për liri.
“Para 24 vitesh Prishtina ishte shndërruar në një qytet fantazmë. Por, këto sheshe u mbushën prapë. Ne u kthyem! Kjo liri do të ishte e pamundur pa ndihmën e djemve dhe vajzave më të mira”. /InLajmi/