• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!

V E nga V E
2 April 2023
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

2 Prilli është dita e 91-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 274 ditë.

Ngjarje

1453 – Sulltani osman Mehmed II fillon rrethimin e Konstandinopojës dhe e pushton atë në 29 maj. Marrja e Konstandinopojës (dhe dy territoreve të tjera bizantine të shkëputura shpejt pas kësaj) shënoi fundin e Perandorisë Romake, shtet perandorak që kishte zgjatur për gati 1500 vjet. Pushtimi osman i Konstandinopojës gjithashtu i dha një goditje masive krishtërimit; ushtritë osmane pas kësaj ishin të lira për të përparuar në Evropë, ndërsa Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, do të mbetej penguesi i vetëm i tyre drejt Italisë dhe Evropës perëndimore. Pas pushtimit të kryeqytetit bizantin, Sulltan Mehmeti e transferoi kryeqytetin e Perandorisë Osmane nga Adrianopoja (Edirne) për në Konstandinopojë (Stamboll). Shumë intelektualë u larguan nga qyteti para dhe pas rrethimit; shumica e tyre emigroi kryesisht në Itali, ku ndihmuan për rilindjen italiane. Pushtimi i qytetit të Konstandinopojës, për disa historianë, shënoi edhe fundin e periudhës së Mesjetës.1513 – Zbulohet Florida nga Ponce de Leon. Juan Ponce de Leon (1474 – 1521) ishte eksplorues dhe kolonizator spanjoll. Ai u bë guvernatori i parë i Porto Rikos, dhe udhëhoqi ekspeditën në Florida, të cilës i vuri edhe emrin. De Leon lidhet me legjendën e Burimit të Rinisë, që është menduar të jetë në Florida (duke pirë nga ky burim njeriu nuk plaket kurrë dhe plaku bëhet i ri). Sipas gojëdhënës, Ponce de Leon e zbuloi Floridën ndërsa ishte në kërkim të këtij burimi; shumica e historianëve thonë se kërkimi për ar dhe për zgjerimin e Perandorisë spanjolle ishte qëllimi i tij. Mendohet se Burimi i Rinisë ishte alegori për vreshtat e rrushit a verën dhe Ponce de Leon mund të ishte në kërkim të një munndësie për biznes. Historianë besojnë se pija e kafesë në Porto Riko mund ta ketë frymëzuar de Leonin për kërkimin e Burimit të Rinisë.Të tjerë spekullojnë se de Leon keqkuptoi fjalën vendase “vid” (hardhi ) për “vida” (jetë), dhe mendoi se bëhej fjalë “burimin e jetës”. Në kujtimet e tij, de Leon shkruan se ai shkoi në kërkim për Burimin e Rinisë, sepse një grua e moshuar i kishte thënë se djali dhe burri i saj, mes shumë të tjerëve, kishin shkuar në një vend me emrin Bimini (në Bahamas) për të gjetur këtë burim. Nën ujrat e Biminit disa gjeografë sot besojnë se ndodhet i fundosur ishulli legjendar Atlantis.

1550 – Hebrenjtë dëbohen nga Genoa, Itali. Vetëm pas periudhës së unifikimit të Italisë (1860-1870), gjatë së cilës hebrenjtë morrën pjesë aktive në kauzën e lirisë italiane, atyre iu dhanë të drejta të plota civile dhe politike në Itali.

1725 – Në Venedik, lindi Giacomo Casanova, shkrimtar italian, aventurier, feminist i famshëm. Autobiografia e tij, Histoire de ma vie, konsiderohet si një nga burimet më autentike të zakoneve dhe normave të jetës shoqërore europiane gjatë shekullit të 18-të. Kazanova ishte aq i njohur për aventura dashurie sa emri i tij edhe sot është sinonim i “feministit” (njeri i dhënë shumë pas femrave, si një i alkoolizuar pas rakisë). Kazanova kishte lidhje me familje mbretërore evropiane, papë e kardinalë, dhe shoqëri të ngushtë me njerëz të shquar si Volter, Gëte dhe Mozart. Xhakomo Kazanova vdiq më 4 qershor 1798 në Bohemi (Republika Çeke).

1902 – “Teatri Elektrik”; kinemaja e parë në Shtetet e Bashkuara, hapet në Los Angeles, Kaliforni.

1912 – Anija Titanik i nënshtrohet provës në det për shpejtësi, manovrim, dhe ndalesë emergjente. Pas 8 orësh, çdo gjë shkoi mire, dhe anija niset për Southampton, Angli; më 10 prill furnizohet me ushqime, plotësohet me ekuipazh dhe pret pasagjerët e parë në bord. Në mesditë, anija më e madhe dhe më e re në botë niset për udhëtim; ndalon në Cherbourg, Francë për dy orë, dhe në orën 20:00, drejtohet për në Queenstown, Irlandë. Pronari i Titanikut, bankieri amerikan J. P. Morgan kishte planifikuar për të udhëtuar në lundrim e parë, por ndryshoi mendje në minutën e fundit. Numri i saktë i njerëzve në bord nuk dihet. Më 11 prill 1912, në orën 13:30, Titaniku lë Queenstown dhe niset nëpër Atlantik dret Nju Jorkut. Vetëm pas katër ditësh, më 15 prill, anija gjigande do të përplasej me një aisbërg dhe do të fundosej. Rreth 1 mijë e 500 vetë humbën jetën, 710 të tjerë mbijetuan fatkeqësinë dhe u përcollën nga anijia Carpathia në Nju Jork, ku 40 mijë njerëz prisnin mes motit me shi dhe lotëve.

1921 – Prof. Albert Einstein paraqet në Nju York Teorinë e tij të re të Relativitetit. Ai dha disa leksione në Universitetet Kolumbia dhe Princeton. Në Uashington, i shoqëruar nga përfaqësues të Akademisë Kombëtare të Shkencave, Einstein bëri një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Në kthimin e tij në Evropë ai ndaloi në Londër, ku u takua me disa figura të njohura shkencore, intelektuale dhe politike, dhe mbajti një leksion në King College.

1951 – Me Stalinin: Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu takohen në Moskë me Josif Stalinin për t’i raportuar mbi gjendjen në Shqipëri; mbi spastrimin e vendit nga “njerëzit që e kishin mbushur kupën”; për t’u ankuar ndaj udhëheqësive të vendeve fqinje; dhe mbi vendimin e Gjykatës së Hagës kundër Shqipërisë lidhur me incidentin e kanalit të Korfuzit. Ky do të ishte takimi i pestë dhe i fundit i Hoxhës me Stalinin. Gjatë kësaj vizite, Hoxha, Shehu, shoqëruar nga Omer Nishani (kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor), qëndruan në BRSS edhe për disa javë për këshillime nga udhëheqës të lartë si Molotov, Malenkov, Beria, Lavrenti e Bulganin.

1991 – Gjatë demonstratës antikomuniste të zhvilluar në Shkoder mbeten të vrarë nga policia katër të rinj: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, te njohur edhe si “Deshmoret e prill-it”.

2005 – Vdiq Papa Gjon Pali II. Më shumë se 3 milionë njerëz i dhanë atij lamtumirën e fundit në bazilikën e Shën Pjetrit, para funeralit më 8 prill. Më 30 shtator, 2013, Papa Françesku shpalli se shenjtërimi i Papa Gjon Palit II do të bëhet më 27 prill 2014. Njoftimi erdhi pasi Vatikani zbuloi se dy mrekullitë e nevojëshme për shenjtërim i atribuohen Papa Gjon Palit:
1) Shërimi i murgeshës Marie Simon nga lutjet e papës – ajo vuante nga parkinsoni, sëmundje prej së cilës papa Gjon Pali vdiq.
2) Një grua 50 – vjeçare u shërua nga një aneurizmi i trurit pasi, sipas saj, një fotografi e Papa Gjon Palit filloi të fliste me të.

2009 – Shqipëria pranohet në NATO

Lindje

  • 742 – Charlemagne, mbret i Francës (V. më 813)
  • 1805 – Hans Christian Andersen, shkrimtar danez (V. më 1875)
  • 1879 – Aleksandër Moisiu, aktor austriak me origjinë shqiptare (V. 1935)
  • 1976 – Daisuke Namikawa, dublues animesh

Vdekje

  • 1974 – Georges Pompidou, politikan francez (L. më 1911)
  • 2005 – Papa Gjon Pali II, kreu i Kishës Katolike (L. 1920)

Festa dhe përvjetore

  • Dita botërore e autizmit.
Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

E diela e vranët e me reshje shiu

Postimi tjetër

Vendimet e Kushtetueses, Berisha: Kjo qeveri po mundohet ta kapë shtetin

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 26 korrik ndër vite?

26 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 25 korrik ndër vite?

25 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 23 korrik ndër vite?

23 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 22 korrik ndër vite?

22 July 2025
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 17 korrik ndër vite?

17 July 2025
Postimi tjetër
Berisha: Takimi i Kurtit me veteranët taktikë e gabuar, ata nuk janë thirrur për pagën minimale

Vendimet e Kushtetueses, Berisha: Kjo qeveri po mundohet ta kapë shtetin

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu