Udhëheqësi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini, gjatë fjalimit të tij në marshin për drejtësi, tha se ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm nga Gjykata Speciale në Hagë, ku edhe po mbahen në paraburgim, raporton InLajmi.
Çerkini duke i përmendur me emra secilin nga ish-krerët e UÇK-së theksoi se ata kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e Kosovës.
“Në vend se të flasim për zhvillimin e llogaridhënien e atyre që e kanë bërë këtë krim, ne përkujtojmë jo vetëm se po kemi dëshirë por sepse është një drejtësi në botë dhe sepse padrejtësi po na mbahen në Hagë, Kadri Veselin e njohim të gjithë por unë e njoh si fëmijë dhe sot e asaj dite nuk po e lëshon. Edhe Rexhep Selimi ka dhënë, po edhe ai ka dhënë kontribut të madh e të gjithë liderët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë. E kishim Ramush Haradinaj si kryeministër, e lëshoi postin e shkoi, po e shoh Fatmir Limajn, të gjithë dolën të paqë, e me emër të Allahut edhe këta do të dalin të paqe”, tha ai. /InLajmi/