Të paktën 7 persona humbën jetën dhe disa u lënduan në një aksident trafiku të shumëfishtë në një autostradë pranë qytetit gjerman të Bad Langensalza, në shtetin e Turingisë, për shkak të një makine që udhëtonte në kahun e gabuar, transmeton InLajmi.
Rruga B247 ishte skena e katastrofës dhe aty u mobilizuan policia dhe forcat e sigurisë për të evakuuar të mbijetuarit e mundshëm drejt spitaleve.
Sipas zëdhënësit të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës kur për arsye të panjohura, një automjet ka nisur të lëvizë në drejtim të kundërt, shkruan Today 90.
Policia mbylli rrugën dhe njoftoi qytetarët e zonës për t’u mbrojtur nga tymi toksik që dilte nga automjetet e djegura në vendin e aksidentit. /InLajmi/