Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, që tani e ka uruar Jakov Millatoviqin, kandidat i Lëvizjes Evropa Tani, për fitoren e tij në raundin e 2-të të zgjedhjeve presidenciale, përcjell InLajmi.
Abazoviq tha se ky është momenti që kanë pritur mbi 30 vite duke i falendëruar qytetarët për votimin e Millatoviq për president.
Misioni ka përfunduar, ne kemi një të ardhme të ndritur përpara, do të punojmë së bashku për një shtet evropian civil dhe ekologjik.
Postimi i plotë i tij:
Momenti që prisnim mbi 30 vite, faleminderit qytetarë të lirë!!! Fitore! Urime Jakov Milatovic zgjedhja për presidentin e parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni ka përfunduar. Ne kemi një të ardhme të ndritur përpara. Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik!/InLajmi/