Prishtina ka regjistruar fitoren e 2 radhazi në Superligë, duke vazhduar të mbajë kështu pozitën e 4 në tabelë.
Pas fitores ndaj Drenicës, skuadra e drejtuar nga Debatik Curri sot mposhti edhe Trepçën ’89. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 27-të.
Kryeqytetasit triumfuan me rezultatin 4:1 në ndeshjen e rikthimit të tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mitrovicasit kaluan të parët në epërsi me golin e Ardian Mujës 30′, por pastaj gjithçka u përmbys nga vendasit.
Albin Prapashtica 53′, Bujar Pllana 57′, 65′ dhe Shefit Shefiti 84′ shënuan për fitoren e “bardhekaltërve”, shkruan IndeksOnline
Prishtina pas kësaj fitore ka 38 pikë në pozitën e 4 në tabelë, kurse Trepça ’89 ndodhet në pozitën e 8 me 29 pikë.