Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra e zëvëndësministres se Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën, përcjell InLajmi.
Ndërsa Çavdarbasha këtë të shtunë ka bërë të ditur arsyet e largimit të saj nga kjo detyrë.
Ajo tha se dorëheqja e saj është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres së saj profesionale
Postimi i plotë i saj:
Të nderuar miq e mikesha,
Ju njoftoj se nga dje 31.03.2023, nuk do të jem më pjesë e Kabinetit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në pozitën e zëvëndësministres.
Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti.
Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale.
Dua të falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin gjatë këtyre dy viteve.
Me respekt,
Linda Çavdarbasha /InLajmi/