Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani këtë të shtunë ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Lubeniqit, përcjell InLajmi.
Osmani tha se 24-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë barbarisht 80 civilë të Lubeniqit.
Më tej Osmani kërkoi drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to.
Postimi i plotë i tij:
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Lubeniqit
24-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë barbarisht 80 civilë të Lubeniqit, në mesin e të cilëve edhe fëmijë nga 18- muajsh e deri në 17- vjeçar. Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë.
Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to! /InLajmi/