Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës Ariana Musliu Shoshi këtë të shtunë përkujtoi masakren e Lubeniqit, përcjell InLajmi.
Musliu Shoshi tha se Lybeniqi është njëri nga vendet ku shteti i Serbisë kreu masakrën më të tmerrshme.
Më tej ajo tha se gjaku i viktimave është dëshmia përmes së cilës qytetarët e Kosovës jetojnë të lirë dhe të barabatë
Postimi i plotë i saj:
Lybeniqi është njëri nga vendet ku shteti i Serbisë kreu masakrën më të tmerrshme ndaj 80 qytetarëve të pafajshëm, duke përfshirë të moshuarit, gratë dhe fëmijë.

Gjaku i tyre është dëshmia përmes së cilës ne dhe fëmijët tanë jetojnë të lirë dhe të barabatë.
Lavdi! /InLajmi/