Në Kosovë pritet të kemi me intervale kohore me diell dhe vranësira. Vranësirat do të zhvillohen duke sjellur reshje lokale shiu dhe po ashtu edhe mundësi për rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal, por në disa lokacione priten rrebeshe intensive sidomos në veri të vendit. Nuk do të mungojnë periudhat pa reshje.
Reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me ndonjë bubullimë nesër priten edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore, megjithatë reshjet do të jenë të karakterit lokal.
E diela na sjellë mot më stabil, me intervale kohore me diell, por edhe vranësira e rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Të hënën na vijnë vranësira të dendura dhe reshje shiu në tërë rajonin. Në mbrëmje dhe gjatë natës në Kosovë priten reshje të dendura bore të cilat mund të krijojnë edhe shtresa bore, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e marta ftohtë dhe me reshje të herëpashershme lokale bore
