Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, përcjell InLajmi.
Në këtë takim u diskutua për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe.
Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës. /InLajmi/