Pas përfundimit të karrierës sportive si garuese, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ka nisur karrierën e saj si trajnere në krah të Driton Kukës. Së fundi, ajo në një intervistë për Olympics ka treguar në detaje për karrierën e saj, transmeton InLajmi.
Kelmendi është trajnerja e fundit femër që ka marrë një mundësi në nivel të turneut botëror.
Ajo po ndjek gjurmët e lojtarëve të tjerë si Yuko Fujii dhe Sarah Menezes, të cilët janë të 2 trajnere për Brazilin, Severine Vandenhende e Francës dhe Yvonne Boenisch, e cila mbikëqyr stërvitjen për të gjithë ekipin austriak.
Në intervistë për Olypmics, xhudistja kosovare është shprehur e lumtur që grave po u besohet një përgjegjësi aq e madhe si xhudo.
“Kjo më bën shumë të lumtur sepse xhudo është një sport vërtet i vështirë dhe gratë mund të jenë sportiste të mira dhe trajnere të mira. Është shumë frymëzuese dhe është vërtet mirë të dish që grave u është besuar tani kjo përgjegjësi e madhe, që do të thotë se ato mund ta përballojnë atë dhe të jenë të suksesshme.”
Kelmendi beson se të qenit trajnere femër mund të ketë edhe avantazhe: “Mendoj se femrat janë pak më të ndjeshme dhe ndonjëherë mund të ndjejnë dhe shohin gjëra që meshkujt nuk munden”, tha ajo.

“Ata shohin detaje shumë më tepër se meshkujt dhe mendoj se kjo është arsyeja pse femrat mund të bëhen ndonjëherë trajnere më të mira se meshkujt.”
Për më tepër, ajo tha se gratë në Kosovë janë shumë punëtore, duke shtuar se kur ato duan diçka, asgjë nuk mund t’i ndalojë.
“Gratë në Kosovë janë më punëtore. Kur kanë një qëllim, asgjë nuk mund t’i ndalojë.” /InLajmi/