• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 1 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

HRW: Vetëm një numër i vogël i serbëve janë përballur me gjyq për krime në luftën e Kosovës

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
31 March 2023
në KRYESORE
0 0
0
U vodh laptopi me të dhënat për ish-krerët e UÇK-së, Gjykata Speciale refuzon ta komentojë
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre të tjerëve me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, nxjerr në pah nevojën e vazhdueshme për drejtësi 24 vjet pas luftës në Kosovë, tha sot Human Rights Watch.

Gjyqi, i cili zhvillohet para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, fillon më 3 prill 2023.

Thaçi, ish-presidenti dhe kryeministri i Kosovës, akuzohet së bashku me tre pjesëtarë të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të gjithë politikanë të nivelit të lartë në Kosovë, për krime gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës në vitet 1998-99, përfshirë Shqipërinë veriore.

UÇK-ja luftoi forcat serbe dhe jugosllave derisa një fushatë ajrore 78-ditore e NATO-s i detyroi ato forca të largoheshin nga Kosova. Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit pasi akuzat u ngritën në nëntor 2020 dhe u transferua menjëherë në Hagë.

“Ky gjyq është ndaj katër personave të akuzuar për kryerjen e krimeve të tmerrshme gjatë dhe pas luftës, kur luftimet ishin ndalur, duke përfshirë kundër njerëzve nga grupe të ndryshme etnike”, tha Hugh Williamson, drejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në “Human Rights Watch”.

Gjyqi i Hagës, sipas HRW, “ofron një shans pas kaq shumë vitesh për viktimat që të mësojnë se çfarë ndodhi dhe nxjerr në pah pandëshkueshmërinë e përhapur që ende qëndron mbi konfliktin e Kosovës, dhe më gjerësisht mbi luftërat në ish-Jugosllavi”.

HRW në këtë komunikatë flet për luftën e Kosovës e cila thotë se u shënua nga një sërë krimesh lufte, shumica dërrmuese nga forcat serbe dhe jugosllave, duke përfshirë vrasjet, përdhunimet, torturat, zhvendosjet e detyruara dhe transferimin e organizuar të më shumë se 1000 trupave në Serbi, ku u hodhën në varre masive. Qeveria serbe, thotë HRW, ka refuzuar vazhdimisht të zbulojë vendndodhjet e të gjitha vendeve të varrimit.

“Vetëm një numër i vogël i udhëheqësve ushtarakë dhe politikë serbë janë përballur me gjyq për krime lufte në luftën e Kosovës, përfshirë ish-presidentin serb dhe jugosllav Sllobodan Millosheviq”, thekson HRW në këtë komunikatë.

Katër të pandehurit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u arrestuan dhe u transferuan në Hagë më 4 dhe 5 nëntor 2020.

“Mbrojtja e dëshmitarëve është veçanërisht e rëndësishme për këtë gjyq duke pasur parasysh sfidat me frikësimin e dëshmitarëve në rastet e tjera kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së”, tha “Human Rights Watch”.

Përveç Thaçit dhe tre të pandehurve të tjerë, HRW thotë se gjykata ka raste edhe ndaj dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Salih Mustafa dhe Pjetër Shalës, si dhe dy anëtarëve të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët janë gjykuar dhe dënuar për nxjerrjen e emrave të dëshmitarëve në raste të tjera. Mustafa u shpall fajtor në dhjetor 2022 për krime lufte kundër të burgosurve shqiptarë të Kosovës dhe u dënua me 26 vjet burg; çështja e tij është në apel. Gjyqi i Shalës filloi në shkurt.

Më shumë se 1600 persona mbeten të zhdukur nga lufta e Kosovës, sipas Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Më shumë se 400 nga këto raste kanë të bëjnë me zhdukjet pas përfundimit të luftës në qershor 1999 dhe pasi forcat e NATO-s kishin hyrë në Kosovë, rreth 100 prej tyre shqiptarë etnikë dhe të tjerët kryesisht romë dhe serbë.

HRW kujton se më 18 mars 2023, Kosova dhe Serbia ranë dakord të zbatojnë një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve, e cila përfshin një zotim për të punuar së bashku për fatin e personave të zhdukur.

Më tej, “Human Rights Watch” thotë se Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) nuk mbuloi shumë nga krimet për të cilat akuzohen tani para Dhomave të Specializuara të Kosovës, sepse ato ndodhën pas përfundimit të armiqësive më 12 qershor 1999. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ekzistonte ende kur pretendohet të kenë ndodhur krime.

ICTY ndoqi penalisht Sllobodan Millosheviqin dhe gjashtë zyrtarë të tij të lartë për krime të rënda të kryera në Kosovë, duke dënuar 5 dhe liruar njërin. Millosheviqi vdiq gjatë gjyqit të tij përpara se të jepej një vendim.

ICTY gjykoi gjithashtu gjashtë shqiptarë etnikë për krime lufte në Kosovë, me dy të dënuar dhe katër të liruar.

Qeveria serbe i ka pritur si heronj tre serbët e dënuar nga ICTY për krime lufte në Kosovë, të cilët u liruan pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit. Një tjetër nga të dënuarit, ish-shefi i policisë serbe Vllastimir Gjorgjeviq, po vuan një dënim me 18 vjet burg në Gjermani pasi u dënua, mes krimeve të tjera, për drejtimin e “trajtimit sekret, transportit dhe rivarrimit të trupave”. Kërkesat e tij për lirim të parakohshëm janë refuzuar.

Në Serbi, një gjykatë për krimet e luftës ka gjykuar 60 persona për krime në Kosovë, duke dënuar 23 prej tyre. Por qeveria serbe nuk ka treguar vullnet politik për të ndjekur penalisht askënd mbi forcat e nivelit të ulët, dhe disa nga këto raste janë zvarritur me vite, transmeton Klan Kosova.

“Gjyqi i Thaçit mund të ndihmojë në vendosjen e Kosovës në një rrugë më të qartë drejt drejtësisë dhe sundimit të ligjit pas një historie shtypjeje”, tha Williamson. “Dhe e vë në qendër të vëmendjes qeverinë serbe që të mbajë forcat e veta para përgjegjësisë pas vitesh mbrojtjeje të atyre që janë përgjegjës për krime të rënda”.

Tags: Gjykata Speciale në Hagë.SerbiaSllobodan Millosheviq
Postimi i mëparshëm

Nuk dini se si t’i prisni flokët, epo stili i ri i Teigen na frymëzoi për ca ndryshime

Postimi tjetër

Kryeministri Kurti takon ambasadorin norvegjez, ja çka u diskutua në takim

Të ngjajshme Postime

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë
KRYESORE

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
KRYESORE

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman
KRYESORE

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
Postimi tjetër
Kryeministri Kurti takon ambasadorin norvegjez, ja çka u diskutua në takim

Kryeministri Kurti takon ambasadorin norvegjez, ja çka u diskutua në takim

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 1 gusht ndër vite?

1 August 2025
Pite shtëpie me kos – Të buta, të ngrohta plot shije

Pite shtëpie me kos – Të buta, të ngrohta plot shije

1 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Gjatë tërë ditës pritet të mbajë mot me diell

1 August 2025
9 mënyra për të tërhequr shpirtin binjak në jetën tënde

9 mënyra për të tërhequr shpirtin binjak në jetën tënde

1 August 2025
2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

31 July 2025
Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

31 July 2025
Prishtina e pafat, Larne kualifikohet tutje në Conference League

Prishtina e pafat, Larne kualifikohet tutje në Conference League

31 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu