Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas incidentit të djegies së 3 veturave në veri të Kosovës, përcjell InLajmi.
Rohde ka thënë se dhuna nuk është asnjëherë një opsion.
Tutje, ai është shprehur se ka besim të plotë se autoritet kosovare do të hetojnë rastin dhe do të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.
“Jam plotësisht dakord. Dhuna nuk është kurrë një opsion. Kam besim të plotë se autoritetet kosovare do t’ë hetojnë rastin tërësisht dhe do t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”. /InLajmi/
I fully agree. Violence is never an option! I have full confidence that the Kosovar authorities will investigate the cases thoroughly and bring those responsible to justice. https://t.co/G5ky3sJiPi
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 31, 2023