Ambasadori britanik Nicholas Abbot, ka reaguar pas incidentit të djegies së 3 veturave në veri të Kosovës me targa RKS, përcjell InLajmi.
Sipas tij, djegia e veturave pas riregjistrimit të targave RKS në veri të Kosovës është e papranueshme.
Abbot ka bërë thirrje që aktet e tilla të dhunës të dënohen për shkak të rreziqeve që paraqesin për stabilitetin dhe paqen.
“Djegia e veturave pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë përgjegjësit seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë”. /InLajmi/
https://twitter.com/nickabbottfcdo/status/1641781245687341056?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1641781245687341056%7Ctwgr%5E5dd54ab2c80a881b1a3d259c1dcb49c1b438f534%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fdjegia-e-veturave-ne-veri-abbott-duhen-hetime-te-shpejta-keto-akte-rrezikojne-stabilitetin%2F