Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dënoi djegien e 3 veturave me targa RKS në veri të Kosovës, përcjell InLajmi.
Szunyog tha se shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm.
Më tej ai u bëri thirrje institucioneve që të identifikojnë dhe ndjekin me shpejtësi përgjegjësit
Postimi i plotë i tij:
Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës.
Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës.
I bëj thirrje agjencive të zbatimit të ligjit që të identifikojnë dhe ndjekin me shpejtësi përgjegjësit. /InLajmi/