Më 31 mars 1999, në Burim të Malishevës ndodhi një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe në Komunën e Malishevës, shkruan InLajmi.
42 persona u vranë dhe u masakruan nga forcat serbe.
Shumica prej të vrarëve dhe të masakruarve ishin nga Dragobili, Astrazupi, si dhe 3 banorë të Suharekës, të cilët ishin strehuar me familjet e tyre në Dragobil.
Ndryshe, masakra e Burimit të Malishevës është vetëm një nga shumë krimet e kryera nga forcat serbe, e për të cilat ende nuk është dënuar askush dhe nuk është dhënë asnjë urdhërdhënës ndërsa familjarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. /InLajmi/