Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës bëri më dije se do ta përkrahë marshin e organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”, përcjell InLajmi.
Më tej në njoftim thuhet se të gjithë anëtarët e kësaj sindikate do të marrin pjesë në këtë marsh.
Njoftimi i plotë nga SBASHK-u
SBASHK në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale, ka bashkëbiseduar edhe për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë që nga çerdhet e deri në universitete për mbështetjen e aktivitetit “Marshojmë për drejtësi”organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”. Në këtë takim pjesëmarrësit njëzëri kanë vendosur që edhe SBASHK me një numër të konsideruar të anëtarësisë të marr pjesë në këtë aktivitet /InLajmi/