Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ia ka uruar ditëlindjen mikut të tij Hysni Gucatit, përcjell InLajmi.
Klinaku ka publikuar një fotografi me Gucatin, në të cilën ka shkruar “Urime ditëlindjen, atje në vendin e padrejtësive”.
Ai uron që Gucati të festojë edhe shumë vite të tjera në vendin tonë.
Ndryshe, Hysni Gucati është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë për pengim të administrimit të drejtësisë.
Postimi i plotë i tij:

Urime ditëlindjen, atje në vendin e padrejtësive!
Edhe shumë të tjera të lumtura në vendin tonë. /InLajmi/