Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mashtrues sipas të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se, qeverisja jo e mirë e Kurtit, po shkakton pasoja të mëdha në vendin tonë.
Haradinaj ka thënë se e ka mbështetur Kurtin sa i përket dialogut me Serbinë por jo edhe për çështjet tjera, shkruan tv dukagjini
“Albin Kurti është kryeministër mashtrues, e kam shpjegu shumë herët, i ka mashtru të gjithë në mënyrën më të mirë të mundshme, po i del mashtrimi në të gjitha aspektet e qeverisjes së tij, si qeveri është humbëse, dhe po i shkakton pasoja vendit”, ka thënë Haradinaj.