“Marshi për Drejtësi” është paralajmëruar të mbahet më 2 prill si shenjë solidarizimi dhe mbështetje për luftën e drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, përcjell InLajmi.
Përveç organizatave të dala nga lufta dhe qytetarëve, janë edhe partitë politike si PDK dhe AAK, të cilat kanë shprehur mbështetje për këtë marsh, por jo vetëm.
Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka bërë të ditur se e mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”.
Së fundi, pjesëmarrjen dhe mbështetjen për këtë marsh e ka konfirmuar edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti.
Ai përmes një postimi në InstaStory në Instagram ka publikuar sloganin “Marshojmë për drejtësi”. /InLajmi/