• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

78 vjet nga masakra e kryer ndaj shqiptarëve në Tivar

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
30 March 2023
në Rajon
0 0
0
78 vjet nga masakra e kryer ndaj shqiptarëve në Tivar
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të enjte bëhen 78 vjet nga masakra më e madhe e kryer ndaj shqiptarëve në Tivar, e cila ndodhi më 30 mars 1945.

Lufta Nacionalçlirimtare apo Lufta e Dytë Botërore sapo kishte përfunduar edhe në Kosovë. Populli shqiptar, i gjendur dhe i rivendosur pa dëshirën e tij në Jugosllavi, megjithatë shpresonte se gjendja e tij do të ndryshonte rrënjësisht në krahasim me paraluftën. Shpresonte për bashkimin me shtetin amë dhe shpresonte për lirinë e fituar në luftë me gjak. Por, në vend se ta gëzonte lirinë e fituar, regjimi serb kishte planifikuar e realizuar masakra masive kudo.

Pranvera e atij viti kishte ardhur e zezë si nata, sketerrë. Numëroheshin njëra pas tjetrës masakrat, vrasjet masive, burgosjet dhe plaçkitjet e një populli të lodhur nga lufta, nga varfëria dhe nga robëria e gjatë.

Në dimrin e ftohtë të vitit 1945 “çlirimtarët” jugosllavë iu kishin vërsulur nga të gjitha anët Kosovës dhe viseve tjera shqiptare për t’i gëlltitur ato. Kurse, për ta bërë gllabërimin më të lehtë, njësitë vendore partizane, si aradhet, çetat, batalionet e brigadat, ishin dërguar në frontet e luftës jashtë vendit, kudo nëpër Jugosllavi, gjoja për t’i plotësuar njësitë partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë.

Pos kësaj, regjimi i ri jugosllav kishte mobilizuar dhunshëm edhe dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë për t’i dërguar ata në frontet e luftës në Dalmaci, në Srem e kudo nëpër Jugosllavi. Por, në vend se në frontet e luftës, në muajt mars – prill 1945, shovinistët serbë, maqedonas e malazez kryen vrasje monstruoze e masakra të papara mbi ushtarët – rekrutët duarthatë shqiptarë.

Regjimi serb – jugosllav më 8 shkurt 1945 vetëm në Kosovë kishte vendosur administratë ushtarake, e cila udhëhiqej plotësisht nga ushtarakët serbo – malazezë. Me urdhër të veçantë të kreut ushtarak jugosllav, kishte filluar edhe mobilizimin e dhunshëm të shqiptarëve. Të mobilizuarit ishin ndarë në 2 pjesë; një pjesë u dërgua në Frontin e Sremit, kurse pjesa tjetër në Frontin e Adriatikut (mbi 22 mijë ushtarë). Pjesa e 2-të e të mobilizuarve apo e rekrutëve shqiptarë u grumbulluan fillimisht në Prizren, ku qëndruan disa ditë, ku u çarmatosën dhe ku u ndanë në eshalonë e njësi tjera ushtarake. Pastaj vazhduan rrugën drejt Tivarit, nëpër Kukës, Fushë-Arrës, Pukë e Shkodër, por me komandën serbe të Divizionit 46-të të Serbisë. Gjatë rrugës këmbë e nëpër të ftohtë, pa ushqim dhe duke mos lejuar ta shuanin etjen, u vranë disa qindra ushtarë shqiptarë. Me të arritur në Tivar, më 1 prill 1945, pasoi një masakrim masiv i ushtarëve, rekrutë shqiptarë.

Aty janë vrarë, pa asnjë shkak, sipas disa shënimeve, mbi 4.000 ushtarë. Më 18 prill, me një metodë tjetër, atë të ngulfatjes me gaz helmues, në Raguzë (Dubrovnik), janë vrarë edhe 1.300 shqiptarë të tjerë. Në qytetin e Tregurit (Trogirit) në Dalmaci u mbytën në det, pas fundosjes me një anije, së paku 29 shqiptarë ushtarë rekrutë. Numri i saktë i ushtarëve – rekrutëve shqiptarë të vrarë gjatë rrugës nëpër territorin shqiptar, në qytetet e Tivarit, të Raguzës e të Tregurit, asnjëherë nuk është mësuar.

Politika e pushtet mbajtësve të rinj serbë, jugosllavë nuk ndryshonte thuajse aspak nga politika shfarosëse e regjimeve serbe të paraluftës. Shqiptarët akuzoheshin padrejtësisht. Ndaj tyre udhëheqja politike e ushtarake serbe, malazeze e maqedonase kishte krijuar një qëndrim tendencioz dhe disponim thellësisht armiqësor, që reflektonte më vonë, gjatë të gjitha zhvillimeve politike për Kosovën, me veprime të padrejta, me veprime shoviniste e fashiste; duke e “zhvlerësuar” Rezolutën e Bujanit, duke vendosur administratë ushtarake, duke e manipuluar e dhunuar votën në Konferencën e Prizrenit, duke dërguar në Kosovë njësi ushtarake nga Serbia e nga Maqedonia për të bërë krime, duke e çarmatosur popullsinë vendore, duke bërë arrestime të shumta, duke hapur dosje për secilin intelektual dhe shqiptar patriot, duke i eliminuar shqiptarët nga pushteti dhe administrata, duke e bërë mobilizimin e dhunshëm vetëm të shqiptarëve, duke masakruar ushtarët – rekrutët e mobilizuar, por edhe popullsinë duarthatë, duke i dërguar shqiptarët nëpër frontet e luftës jashtë Kosovës e për t’i përdorur ata si “mish për top”, duke i detyruar të shpërnguleshin në Turqi.

Ishte thënë se mobilizimi po bëhej për plotësimin e njësive ushtarake të Armatës Popullore të Jugosllavisë për pjesëmarrje në operacionet çlirimtare. Por, të mobilizuarit shqiptarë nga Kosova dhe pjesa shqiptare e Maqedonisë nuk u dërguan në frontet e luftës, as në operacionet për çlirimin e Jugosllavisë.

Ata, në vend se në frontet e luftës, u vranë nga eprorët e tyre, nga komanduesit e tyre, duke përjetuar golgotën e vuajtjeve të pambarim e të vrasjeve të pashembullta në histori, si gjatë rrugëtimit “për në frontet e luftës”, ashtu edhe në vendet për vrasjen masive të tyre; në Tivar, në Raguzë, në Tregur.

Të mobilizuarit shqiptarë, rekrutët e çarmatosur kishin mbetur rrugëve, kishin mbetur nën komandën dhe nën mëshirën e eprorëve dhe të ushtarëve serbë, shkruan Alsat Mk.

Ata ishin të këputur e të lodhur, të uritur e të etshëm, pa ushqim, pa kujdes dhe në kushte tepër të vështira. Prandaj, vrasjet masive në Tivar, në Raguzë e në Tregor kishin përmasa të krimeve të papara e tepër monstruoze, kishin përmasa të masakrave e të gjenocidit. Këto vrasje nuk mund të cilësohen ndryshe, pos si shfryrje të epsheve shoviniste e fashiste të kreut ushtarak e politik jugosllav, e veçanërisht të kreut serb, malazez dhe maqedonas, përgjegjës të drejtpërdrejtë të këtyre ngjarjeve tragjike.

Tags: JugosllaviaLufta e Dytë BotëroreMasakra e Tivarit
Postimi i mëparshëm

A e dini se cili është version i parë i këngës “Rroka mandolinën”?

Postimi tjetër

MPB: Së shpejti do të arrijë materiali për furnizimin me dokumente personale

Të ngjajshme Postime

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen
Shqipëri

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

28 July 2025
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së
Rajon

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25 July 2025
Zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
Shqipëri

Zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë

24 July 2025
BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit
Shqipëri

BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

23 July 2025
Video/ Shembja e godinave pa leje, Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë
Shqipëri

Video/ Shembja e godinave pa leje, Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

22 July 2025
Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!
Shqipëri

Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!

21 July 2025
Postimi tjetër
MPB: Së shpejti do të arrijë materiali për furnizimin me dokumente personale

MPB: Së shpejti do të arrijë materiali për furnizimin me dokumente personale

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 29 korrik ndër vite?

29 July 2025
Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu