Këtë të enjte u mbushen 4 ditë dhe policia dhe prokuroria e Tiranës nuk kanë dhënë as shenjën më të vogël se po zbardhin sulmin terrorist.
Policia vendosi edhe një shpërblim prej 100.000 euro për këdo që ka informacion në lidhje me atentatorët por edhe kjo lëvizje dështoi dhe nuk po jep rezultatin e duhur.
Terroristet janë të lirë dhe porositësit e tyre të qetë se nuk do zbulohen.
Dështimi për zbardhjen e kësaj ngjarje do ketë pasoja shumë të rënda jo vetëm në pasigurinë e përgjithshme por edhe ne revanshin që krimi merr në këto raste kur përballet me pafuqinë e shtetit për tu përgjigjur.
3 persona të organizuar si grup kriminal që pasi kryen sulmin terrorist ndaj Top Channel enden të lirë dhe përbëjnë një rrezikshmëri të lartë pasi treguan se nuk ngurojnë të përdorin armët e zjarrit apo të planifikojnë një ngjarje kriminale, si ajo që u krye 4 ditë më parë në Top Channel ku humbi jetën punonjësi i sigurisë Pal Kola, shkruan Top Channel
Policia duket se hetimet i ka në vend numëro, ku megjithëse kanë kaluar 4 ditë, pra një kohë e mjaftueshme, autorët po fshehin gjurmët e tyre apo edhe më keq të largohen nga Shqipëria dhe policia nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me identitetin e tyre.