Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për mungesë të politikës së jashtme, përcjell InLajmi.
Musliu-Shoshi thotë se Ministria e Punëve të Jashtme duhej të lobonte pikërisht në këtë periudhë për njohjen e Kosovës, por sipas saj, po ndodh e kundërta sepse kjo ministri po ngulfatet nga 4-5 persona, të cilët nuk kanë lidhje me politikën e jashtme.
Sipas saj, antarësimi në organizata ndërkombëtare mbetet vetëm një iluzion.
Në fund, ajo thotë “Donika Gërvalla është në gjumë e siç duket edhe Albini e ka përjashtuar nga kabineti”.
Postimi i plotë i saj:
A kemi Ministri të Jashtme?
Në një periudhë mjaft të rendësishme për Republikën tonë, kur nevojitet punë e madhe siç është lobimi për njohje nga 5 shtetet e BE-së, anëtarësim në organizata nderkombëtare, përforcim i ambasadave tona me staf diplomatik e direktiva të qarta nga qendra, ne kemi këtë gjendje faktike:
– Shtete jonjohëse njëra pas tjetrës po deklarohen se qendrimi i tyre ndaj Kosovës ka mbetur po i njëjti.
– Antarësimi në organizata ndërkombëtare mbetet vetëm një iluzion.
– Ambasadat tona kanë mbetur gjysëm të zbrazura. Edhe ata që kanë marrë „bekimin“ e Donikës janë disa që më mirë t‘i kishte mbajtur në Prishtinë.
– MPJD është kapur dhe po ngulfatet nga 4-5 persona, ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët veç me politikë të jashtme nuk kanë asnjë lidhje.
Donika Gërvalla është në gjumë e siç duket edhe Albini e ka përjashtu nga kabineti! /InLajmi/