Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tregoi se gjatë vitit 2022 mërgata ka sjellë në Kosovë rreth 3.000.000.000 euro.
Andaj, Mehmeti tha se mërgata vazhdon të jetë një nga kontribuesit më të rëndësishëm të financimit të ekonomisë së Kosovës.
“Diaspora vazhdon të jetë një nga kontribuesit e financimit të ekonomisë së vendit. Vetëm gjatë vitit 2022, vlera e remitencës ka qenë rreth 1.2 miliardë euro, me një rritje prej 6%. Kjo i bie që shpenzimet e diasporës kanë qenë 1.8 miliardë, që në total i bie nga diaspora në Kosovë në vitin 2022 kanë ardhur mbi 3 miliardë euro. Prandaj, diaspora vazhdon të ketë një kontribut shumë të rëndësishëm për financimin e ekonomisë të vendit”, tha Mehmeti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Ndërkaq, i pyetur se sa parashihet të ketë rritje ekonomike gjatë këtij viti, Mehmeti tha se mund të ketë rritje diku rreth 4%