Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka takuar kongrestin dhe mikun e madh të Kosovës, Ritchie Torres, përcjell InLajmi.
Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe SHBA-së, zhvillimet politike dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.
Konjufca u shpreh mirënjohës ndaj kongrestit Torres për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Përherë kënaqësi ta takoj Kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës e shqiptarëve, z.Ritchie Torres.
Gjatë takimit të ngrohtë diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.
Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në.
Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thank You Ritchie! /InLajmi/