Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, këtë të mërkurë reagoi në lidhje me emërimin e Bashkim Nurbojës si ushtrues detyre të Guvernatorit në BQK, përcjell InLajmi.
Sipas Hotit ky marifet nuk është parë në 20 vitet e fundit në Kosovë e kjo është një dëm për ekonominë.
Më tej ai tha se ky është një mesazh shumë i keq për tregun financiar dhe investitorët e jashtëm e të brendshëm.
Postimi i plotë i tij:
Nga sot, Kryetari i Bordit të BQK-së merr detyrën e Guvernatorit. Ky marifet nuk është parë në 20 vjet.
Këta mashtrues e të paaftë, me tendencë për të kapur gjithçka, gjatë tërë vitit 2022 e kanë bojkotuar zgjedhjen e zëvendësguvernatorit. Ndërkaq, tani e kanë dëmtuar edhe procesin e zgjedhjes së Guvernatorit duke bërë shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes.
Kjo ka krijuar situatë të jashtëzakonshme, në të cilën vetë Kryetari i Bordit të BQK-së të marrë detyrën e Guvernatorit.
Tmerr. Dëm për ekonominë. Mesazh shumë i keq për tregun financiar dhe investitorët e jashtëm e të brendshëm. /InLajmi/




















