Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se beson se Marrëveshja e Ohrit do të ketë efekt pozitiv në mbarë Ballkanin.
“Ndoshta është shumë herët për të thënë. Shpresoj se Marrëveshja e Ohrit do të shënohet në histori. Nga njëra anë, si pika nga e cila filloi normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe ndikojë që kufijtë të bashkojnë njerëzit, dhe jo ti ndajnë ata, se do të jetë një pikë kthese nga e cila kemi filluar të merremi me çështjet ekonomike në radhë të parë dhe bashkëpunimin ekonomik”, tha Hill.
Ai shtoi se gjatë 2 ditëve të fundit, kur ishte në vizitë në Luginën e Preshevës, ai vetë bëri përpjekje për të shpjeguar se Marrëveshja e Ohrit ka të bëjë me “Kosovën, jo këtë pjesë të Republikës së Serbisë”, por që SHBA-ja me siguri do angazhohen për të ndihmuar pjesë të ndryshme të Ballkanit për të gjetur rrugën e tyre përpara, theksoi Hill.
“Duhet thënë se ajo marrëveshje e zhvendos përgjegjësinë te të gjithë ne që të bëjmë përpjekje për ta ndihmuar këtë rajon të forcohet dhe të përparojë përmes zhvillimit ekonomik. Të gjitha vendet dhe banorët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje për ta afruar rajonin me BE-në”, tha ambasadori amerikan, përcjellë GazetaBlic.
Kur flasim për vizionin, shtoi ai, ajo që në të vërtetë SHBA-ja do të donte të ndihmonte dhe ajo që do të dëshironte të ndodhte është se ky nuk është një rajon afër një kufiri që është i vështirë për t’u kaluar, por se “sipas konceptit të ‘Ballkanit të Hapur’, do të jetë një kufi që do t’i afrojë njerëzit, jo do t’i ndajë”




















