Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka treguar prishtshmëritë e tij se çfarë pret pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, nëse ajo ndodh.
Ai ka deklaruar se beson që pala kosovare do ta zbatojë planin evropian për dialogun që është propozuar së fundi. Sipas tij, nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe përshkruhet si vetëmenaxhim, duhet të merret për shembull një strukturë e ngjashme me Tirolin e Jugut.
Mandl ka folur edhe për mosnënshkrimin e aneksit të planit për zbatim të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për eurodeputeti theksoi se “Do të jetë një lehtësim për popullin serb kur liderët e tij vendosin të sillen me përgjegjësi dhe të nënshkruajnë”.
Pozitën dhe opozitën në Kosovë i ka këshilluar që të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën në punën që duhet bërë për Marrëveshjen e Ohrit, shkruan KlanKosova
Pos dialogut, eurodeputeti tha se për kosovarët është i vonuar liberalizimi i vizave, duke shtuar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të jetë në fuqi udhëtimi pa viza.