5 persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.
Në aksident ishin të përfshira 2 vetura.
Kështu tha Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, shkruan Front.Online.
“Rreth orës 18:52, policia ka pranuar informatën se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident mes 2 veturave. 5 persona kanë pësuar lëndime trupore. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF në Klinë e më pas edhe në spitalin rajonal në Pejë. 4 persona janë liruar në shtëpi, njëri po trajtohet ende”, tha Gashi.