Më 29 mars të vitit 1999 forca të shumta policore, ushtarake serbe, kryen një masakër në fshatin Beleg të Deçanit, shkruan InLajmi.
Forcat serbe vranë dhe masakruan 49 shqiptarë.
Kjo është një ndër masakrat më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, që më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut.
Edhe sot fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pazgjidhur. /InLajmi/