Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e Linzit, në Austri, Klaus Luger, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin e mirë të cilin e kultivojnë 2 vendet, mbi modelet e bashkëpunimit në nivel lokal, si promotor i integrimit të shoqërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe rolin të cilin mërgata e Kosovës në komunën e Linzit, por edhe në gjithë Austrinë, e ka pasur tradicionalisht, përcjell InLajmi
Presidentja Osmani theksoi përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, qoftë gjatë vitet ’90, kur i njohu diplomat e Kosovës dhe ndihmoi në formimin e gjeneratave të tëra, qoftë pas luftës së Kosovës, kur ndihmoi në rindërtimin dhe zhvillimin e saj.
Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht në ekonomi, teknologjinë informative dhe arsim.
Presidentja e falënderoi po ashtu kryetarin Luger për bashkëpunimin e frytshëm të Linzit me Podujevën dhe theksoi peshën që këto lloj bashkëpunimesh kanë në përmirësimin e ekonomive lokale dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
Kryetari i Komunës së Linzit, z. Luger, ndërkaq, u shpreh i lumtur për vizitën dhe e falënderoi Presidenten për partneritetin e Kosovës me vendin e tij dhe qytetin e Linzit. /InLajmi/