Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se ka marr vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2023, përcjell InLajmi.
Nga ministria njoftuan se afati është shtyrë deri me datë 06 prill 2023 në ora 16:00.
Më tej nga kjo ministri bënë me dije se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Bujqësisë:
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2023, nga data 30 mars deri me 06 prill 2023 në ora 16:00.
Me këtë rast ju njoftojmë gjithashtu se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë. /InLajmi/