Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është takuar me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila e kishte pritur në Kongresin Amerikan, përcjell InLajmi.
Konjufca tha se në këtë takim bashkë me Pelosin biseduan sa i përket progresit të Kosovës dhe zhvillimeve të fundit politike në vend.
Ai tha se kanë vlerësuar partneritetin e shkëlqyer mes SHBA-ve dhe Kosovës duke shprehur në të njëjtën kohë mirënjohjen për mbështetjen e aspiratave euro-atlantike të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Biseduam për progresin e Kosovës, zhvillimet e fundit politike në rajonin tonë dhe rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer 2-palësh SHBA-Kosovë. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e saj të hapur për aspiratat euro-atlantike të Kosovës./InLajmi/