Parlamenti hungarez ratifikoi anëtarësimin e Finlandës në NATO të hënën, duke e vendosur Helsinkin një hap më afër anëtarësimit në aleancë, transmeton InLajmi.
Anëtarët e parlamentit të Hungarisë i dhanë “dritën e gjelbër” anëtarësimit të Finlandës në NATO.
Helsinkit tani i duhet vetëm miratimi i parlamentit turk, që pritet së shpejti, për t’u bërë anëtare e NATO-s.
Finlanda dhe Suedia kanë qenë në krye të mbrojtjes së standardeve demokratike në Hungari, duke folur për këtë çështje shumë kohë përpara shumë homologëve të tyre.
Parlamenti i Turqisë pritet të ratifikojë së shpejti anëtarësimin e Finlandës, por jo edhe të Suedisë, shkruan Politico.
Duke ndjekur hapat e Turqisë, Hungaria tani po vonon gjithashtu një vendim për Suedinë për një kohë të pacaktuar. /InLajmi/