Anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka komentuar marrëveshjen e Ohrit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Bahtiri që është ende pjesë e VV-së, ka thënë se kjo është një marrëveshje që do të dështoj.
“Për të ditë se kush ka fituar duhet me u realizua ato që janë biseduar e premtuar nga 2 liderët. Unë mendoj se kjo konferencë, apo ky takim ka qenë i jovullnetit të mirë prej 2 liderëve. Sigurisht që po (kanë shkuar të detyruar). BE ka bërë një pazar pahanxhi. Mendoj se kur të ulen me bisedu 2 njerëz që përfaqësojnë 2 Ashtete duhet të sqarohen secila pikë pastaj me u pajtu po apo jo. Këta i kanë shku përfaqësisht dhe nuk është pjesa kryesore me të cilën do të pajtohen 2 liderët dhe unë mendoj se kjo do të dështoj.”, ka thënë Bahtiri në “Politiko”.
Bahtiri, ka thënë se mendon se kjo marrëveshje s’do të ketë rezultat pikërisht për 2 arsye, që është Asociacioni dhe njohja e Kosovës nga Serbia, shkruan Gazeta10.
“Çështja e Asociacionit është numër një dhe së 2-ti është që Serbia duhet të kuptoj një herë e përgjithmonë se Kosova është shtet i pavarur. Këto 2 pika që janë shumë të rëndësishme në këtë marrëveshje asnjëra s’u shku deri në fund me ditë ku përfundojnë.”, ka thënë ai