“Është ndërlikuar dhe është duke vluar”.
Kështu Radosava Shqepenoviq nga Mitrovica e Veriut e përshkruan situatën lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, që janë caktuar për 23 prill.
“Pse t’iu gënjej kur nuk e di. Ju e shihni se e gjitha është pështjelluar”, thotë ajo
Mlladen, që nuk deshi të bënte publik mbiemrin e tij, ka një qëndrim pothuajse identik.
“Nuk di çfarë të them, është ndërlikuar nga të gjitha anët, nuk e di. Njerëzit janë të hutuar, nuk dinë se në cilën anë janë, ose kush ose çfarë”, thotë ky banor i Mitrovicës së Veriut, që është një prej 4 komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Ndërkaq, Zoran Jeftiq dhe Zoran Tanaskoviq, ndajnë mendimin se zgjedhjet nuk duhet të mbahen derisa të plotësohen kërkesat e partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe.
Kjo parti kërkon që zgjedhjet të mos mbahen derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i shtetit, shkruan REL.
Ndërkohë, shtetet perëndimore kanë bërë thirrje për paqe dhe përmbajtje apo shmangie të dhunës së mundshme, që do të mund të pengonte mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.