Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve, kanë vdekur 2 persona nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Brenda një dite 18 persona kanë dalë pozitivë me Covid-19 ndërsa 7 persona janë shëruar.
Gjithashtu janë dhënë 99 doza të vaksinës kundër koronavirusit, derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.990.004 doza të vaksinës.
Në total 121 persona janë pozitivë me Covid-19. /InLajmi/