Moti më i ashpër dhe një sërë stuhish janë paralajmëruar të ndodhin në shtetin amerikan të Misisipit pas tornadove që lanë të vdekur të paktën 26 persona, ka paralajmëruar guvernatori, transmeton InLajmi.
Guvernatori Tate Reeves theksoi se rreziqet nga stuhitë janë ende evidente.
Qindra njerëz janë zhvendosur pas tornadove që shpërthyen në Misisipi dhe Alabama të premten mbrëma.
Tornadoja e së premtes ishte më vdekjeprurësi në shtetin e Misisippit në më shumë se një dekadë.
Të paktën 26 persona kanë vdekur nga tornadoja shkatërruese, shkruan BBC.
Të shtunën, të mbijetuarit e fatkeqësisë mund të shiheshin duke ecur përreth, të trullosur dhe të tronditur. /InLajmi/
















