Një pasagjer në një fluturim Delta nga Los Anxhelos në Seattle u arrestua të shtunën, pasi dyshohet se kishte hapur derën e daljes emergjente, pak çaste përpara se avioni të nisej, transmeton InLajmi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit.
“Unë po e marr përsipër këtë aeroplan”: Pasagjeri u ndal pasi dyshohet se u përpoq të godiste me thikë stjuardesen.
Kompania e fluturimeve Delta tha se pasagjeri hapi një nga dyert e daljes emergjente të avionit dhe doli derisa avioni po përgatitej për nisje.
Pasagjeri u ndalua nga Policia e Aeroportit të Los Anxhelosit dhe u dërgua në një spital lokal për një vlerësim mendor, shkruan 6abc.
Aeroplani i nisur për në Seattle u kthye përfundimisht në portën e tij dhe të gjithë pasagjerëve të tjerë iu ricaktua një fluturim tjetër. /InLajmi/