Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka vazhduar aksionin ndaj transportuesve ilegalë të udhëtarëve në kryeqytet, përcjell InLajmi.
Ky kontroll po bëhet në 2 pika, në qendër të kryeqytetit dhe në Dardani.
Zyrtarë nga kjo drejtori thonë “aksioni i inspektorëve të rendit komunal po bëhet me qëllim të evitimit të tollovisë, e cila po krijohet në kryeqytet dhe me qëllim që të njëjtit t’i detyrojmë të futen në Stacionin e Autobusëve dhe të paguajnë taksën e përcaktuar nga kjo ndërmarrje”.
Postimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot po vazhdon aksioni i Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ndaj transportuesve ilegal të udhëtarëve në kryeqytet.
Në 2 pika, në qendër të kryeqytetit dhe në Dardani (afër Stacionit të autobusëve) janë duke kontrolluar dhe ndaluar hyrjen dhe parkimin ilegal të transportuesve të udhëtarëve.
Aksioni i inspektorëve të rendit komunal po bëhet me qëllim të evitimit të tollovisë e cila po krijohet në kyeqytet dhe me qëllim që të njëjtit t’i detyrojmë të futen në Stacionin e Autobusëve dhe të paguajnë taksën e përcaktuar nga kjo ndërmarrje! /InLajmi/