Një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të shtëpisë së tij në Dumnicë të Epërme të Podujevës, përcjell InLajmi.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.
Rasti dyshohet të jetë një vrasje ndërsa Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Vrasje – Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime. /InLajmi/