
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër-falënderimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë për tërmetet në Turqi, përcjell InLajmi.

Në letër thuhet se “fakti që vendet mike na qëndrojnë pranë në raste të tilla të fatkeqësive natyrore na jep forcën për të duruar”, thuhet në letrën e Presidentit Erdoğan.

Më tej në letrën e Presidentit Erdogan thuhet se ndihma e Republikës së Kosovës ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit, “Ndihma juaj ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit tanë që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit në këto ditë të vështira dimri. Përpjekjet e ekipit tuaj të kërkimit dhe shpëtimit për të shpëtuar jetët e njerëzve të bllokuara në rrënojat do të kujtohen gjithmonë me mirënjohje”. /InLajmi/
