“Shqipëria nuk do të pranojë një Republikë “Srpska” në Kosovë”.
Me këto fjalë Presidenti Bajram Begaj u shpreh se marrëveshja Kosovë Serbi duket të shkojë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis 2 vendeve.
“Në asnjë rast, në asnjë rrethanë, nuk do të pranojë një Republikë Srpska në Kosovë. Dhe mesa di nuk është mbështetur as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë një partner i yni”, tha presidenti Begaj.
Deklarata e Begajt u bë gjatë takimit me homologun austriak, Von Der Bella, i cili u ndal tek procesi integrues i Shqipërisë.
Sipas kreut të shtetit austriak, ekzekutivi shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm me nismat e tij duke kritikuar direkt pasaportat e arta të qeverisë, shkruan Gazeta Blic.
Pas takimit me Begajn, agjenda zyrtare e presidentit austriak vijoi në parlament ku iu drejtua parlamentarëve shqiptarë me kërkesën për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet midis 2 vendeve.