• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 29 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 mars ndër vite?!

V E nga V E
27 March 2023
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
44
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

27 Marsi është dita e 86 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 279 ditë.

196 pes – Ptolemeu V ngjitet në fronin e Egjiptit. Ai ishte sunduesi i pestë i dinastisë së Ptolemeut (ish-gjeneral i Aleksandrit të madh). Ptolemeu V u bë sundimtar në moshën pesë vjeçare, dhe nën një seri regjentësh që dobësuan së tepërmi mbretërinë e tij. Gjithësesi, Ptolemeu i pestë mbahet mend për diçka të rëndësishme; për Gurin Rosetta (krijuar më 27 mars, 196 pes) një nga shkrimet kyçe për të kuptuar hieroglifet në botën moderne.

1854 – Lufta e Krimesë: Britania i shpall luftë Rusisë. Për më shumë se 200 vjet, Rusia ishte zgjeruar në drejtim të jugut drejt porteve të ngrohta të Detit të Zi. Kjo bëri që Rusia të hynte në konflikt me kozakët e Ukrainës dhe tatarët e Krimesë. Kur Rusia pushtoi këto grupe dhe mori kontrollin e Ukrainës, Perandoria Osmane humbi zonën e saj mbrojtëse ndaj zgjerimit rus; Rusia dhe Perandoria Osmane ranë në konflikt të drejtpërdrejtë. Një aleance ushtarake Francë-Britani-Perandori Osmane-Sardenjë e theu Rusinë në Betejën e Krimesë.

1886 – Luftëtari i famshëm i fisit indian të Amerikës, Apash, Geronimo, dorëzohet tek ushtria amerikane, duke i dhënë fund fazës kryesore të luftërave Apashe.

1866 – Në Sheper, Zagori, Shqipëri, lindi Andon Zako Çajupi, avokat me pak sukses; por poet, dramaturg i shquar, veprimtar patriot i madh, dhe demokrat. Jetoi dhe vdiq ne Egjipt më 1930. Çajupi ishte i pasur dhe kjo e ndihmoi t’i përkushtohej poezisë, të shkruante edhe për varfërinë si diçka që e bën njeriun të pavarur dhe të shijojë lirinë.

Liria dhe Varfëria
(Çajupi)

Jam i varfër, po i lirë,
ndaj më pëlqen varfëria;
kush do të rrojë më mirë,
s’urdhëron dot veten e tia.
Mbreti, sikur të më thotë:
«Hajde në pallat me mua,
të gëzosh dhe ti në botë,
do t’i them: Zot, nukë dua;
për të ngrën’ e për të pirë
nukë mund të shes lirinë;
i varfëri rron më mirë
s’ai që do madhërinë.
S’më duhet ergjëndi mua,
dua lirinë dhe nderë,
dua të bëj si të dua,
jo si të duan të tjerë
Kush mund e bën si do vetë,
bën si thotë Perëndia,
nukë ka në këtë jetë
gjë m’e vyer se liria.

1940 – Himmler urdhëron ndërtimin e kampit të përqëndrimit Auschwitz, në Katowicë.

1941 – Oficerë jugosllavë të Forcave Ajrore përmbysin qeverinë pro – naziste me anë një grusht shteti pa gjakderdhje.

1956 – SHBA – sekuestrohet nga qeveria gazeta komuniste “Daily Worker”.

1958 – Nikita Hrushovi bëhet Kryeministër i Bashkimit Sovjetik dhe sekretari parë i partisë komuniste sovjetike.

1981 – Lëvizja Solidariteti në Poloni shpall një grevë paralajmëruese, në të cilën të paktën 12 milionë polakë lanë punën për katër orë.

1990 – Qeveria amerikane fillon transmetimet TV Marti, për demokraci në Kubë. – TV Marti është element i Byrosë së Transmetimit Ndërkombëtar (IBB), siç janë edhe Zëri i Amerikës, Radio Sawa, Radio Free Europe / Radio Liberty, dhe Radio Free Asia.

1998 – Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave (FDA) miraton Viagran për t’u përdorur si trajtim për impotencën mashkullore. Për këtë arritje bashkë-zhvilluesi i kësaj pilule, doktor Ferid Murad, u nderua me Çmimin Nobel në mjekesi.

Nga autobiofrafia e tij:
“Babai im, Xhabir Murat Ejupi, ka lindur në Shqipëri në vitin 1892 dhe ishte më i madhi i katër fëmijëve. Nëna e tij vdiq kur ai ishte 13 vjeç… Ai u takua me një grup të rinjsh të tjerë në Austri dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara. Zyrtari i emigracionit në Ellis Island, gusht 1913, i kërkoi emrin, pastaj i tha se ai do të quhet John Murad dhe vulosi letrat e tij …. Nëna ime, Henrietta Josephine Bowman lindi në vitin 1918 në Alton, Illinois … ajo iku nga shtëpia më 1935 (17 vjeç) për t’u martuar me babain tim që ishte 39…. Unë kam lindur 14 shtator 1936 në Whiting, Indiana…. Në klasën e tetë mësuesi na dha për detyrë të shkruanim një ese se çfarë karriere do të zgjidhnim. Zgjedhjet e mia ishin 1) mjek, 2) mësues dhe 3) farmacist (Ferid Murad i ushtroi të tria këto profesione)… Në shkollën mjekësore çdo vit isha i pari i klasës… Stazhin e bëra në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts (General Hospital), nga 1965-1967. Kjo ishte një përvojë e mrekullueshme ku punova dhe u njoha me shkencëtarë, mjekë, profesorë nga më të shquarit në botë. Në prill të vitit 1997, mora drejtimin e një departamenti të kombinuar Biologji, Farmakologji dhe Fiziologji, në Texas – Houston. Më 1998 u nderova me Çmimin Nobel për Mjekësi për zhvillimin e Viagrës”. (Les Prix Nobel / Nobel Lectures)

1999- kriminelët serbë u futën në ambientet e Kompleksit Memorial të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe me këtë rast e dogjën Shtëpinë muze të lidhjes me rreth 11 mijë eksponate historike.

Lindje

972 – Robert II, mbret i Francës (vdiq më 1031)
1845 – Wilhelm Röntgen, fizikan gjerman (vdiq më 1923)
1912 – Zihni Sako folklorist dhe shkrimtar shqiptar, (vdiq më 1981)
1949 – Dubravka Ugrešić, shkrimtare kroate
1970 – Mariah Carey, këngëtare e muzikës pop dhe r&b si dhe aktore amerikane

Vdekje

1625 – James I, mbret i Anglisë dhe Skocisë (lindi më 1566))
1770 – Giovanni Battista Tiepolo, piktor italian
1965 – Le Corbusier, arkitekt zvicrano-francez
1968 – Jurij Gagarin, kozmonaut rus, njeriu i parë në kozmos (lindi më 1934)

Festa dhe përvjetore

Dita botërore e teatrit.

Tags: LindjeNgjarjePërvjetoreVdekje
Postimi i mëparshëm

E hëna e vranët e me reshje shiu

Postimi tjetër

Sekreti i përgatitjes së llokumeve të shtëpisë

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 24 shtator ndër vite?

24 September 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 16 shtator ndër vite?

16 September 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 gusht ndër vite?

27 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 26 gusht ndër vite?

26 August 2025
Postimi tjetër
Sekreti i përgatitjes së llokumeve të shtëpisë

Sekreti i përgatitjes së llokumeve të shtëpisë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

29 September 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
10 gjërat që çdo mashkull dëshiron të dëgjojë nga personi që do

10 gjërat që çdo mashkull dëshiron të dëgjojë nga personi që do

28 September 2025
Sa kushtoi dhe si u realizua: Historia e reklamës më të shtrenjtë në botë

Sa kushtoi dhe si u realizua: Historia e reklamës më të shtrenjtë në botë

28 September 2025
Ëndërroni për një lëkurë rinore? Këtë maskë nuk keni për ta larguar më kurrë nga rutina juaj

Ëndërroni për një lëkurë rinore? Këtë maskë nuk keni për ta larguar më kurrë nga rutina juaj

28 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu