Të paktën 26 persona kanë vdekur nga tornadot që përfshinë Misisipin dhe Alabaman të premten mbrëma, transmeton InLajmi.
25 nga 26 që vdiqën ishin në Misisipi, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Misisipit.
Të paktën 12 tornado kanë goditur Misisipin dhe Alabamën që nga mbrëmja e së premtes, tha Shërbimi Kombëtar i Motit, shkruan NBC.News.
Guvernatori i Misisipit Tate Reeves shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e prekura dhe njoftoi se shteti kishte aktivizuar mbështetjen mjekësore. /InLajmi/