Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendimin për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës, duke i dhuruar 12 helikopterë luftarakë Mi-24, transmeton InLajmi.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska.
Petrovska tha se vendimi nuk do të ndikojë në aftësinë luftarake të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, shkruan Ukrinform.
“Të gjitha pajisjet që janë dhuruar deri më tani, kanë të bëjmë me kërkesën e autoriteteve ukrainase, të cilat janë të afta t’i përdorin, por edhe t’i mirëmbajnë. Sipas planeve tona të modernizimit, këto pajisje tashmë janë në fund të përdorimit të tyre dhe nuk do të jetë pjesë përbërëse e armatimit tonë. Nëse nuk do t’i dhuronim, jemi të sigurt që në një periudhë të shkurtër kohe do të na duhej t’i asgjësonim”, tha Petrovska. /InLajmi/