Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për vizitën e tij në Tiranë, ku është takuar me presidentin Bega, kryeministrin Rama, kryekuvendaren Nikolla dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, ish-presidentin Meta, shkruan InLajmi.
Kurti tha se në këto takime ka njoftuar për së afërmi me procesin e dialogut, takimin e 18 Marsit në Ohër, marrëveshjen e arritur atje dhe elementet e saj, krahas progresit të shënuar në Kosovë gjatë qeverisjes 2 vjeçare.
Ai shtoi se takimet ishin të përzemërta, dhe mbështetja ishte e qartë kështu duke falënderuar krerët e institucioneve shqiptarepër mikpritjen.
Postimi i plotë i tij:
E diela e fundjavës së fundit të muajit mars, ishte ditë e një vizite pune në kryeqendrën e Republikës së Shqipërisë.
Takova presidentin Bajram Begaj, kryekuvendaren Lindita Nikolla, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, ish-presidentin Ilir Meta.
Secilin prej tyre e njoftova për së afërmi me procesin e dialogut, takimin e 18 marsit në Ohër, marrëveshjen e arritur atje dhe elementet përbërëse të saj, krahas progresit të shënuar në Kosovë gjatë qeverisjes sonë dyvjeçare.
Takimet ishin të përzemërta. Mbështetja ishte e qartë. Falënderoj krerët e institucioneve shqiptare për mikpritjen./InLajmi/